Botë

57 të mitur meksikanë, gjenden të fshehur në një kamionqë udhëtonte drejt ShBA-së

27.01.2023 12:22

Nuk ka të ndalur fluksi i njerëzve nga Amerika Latine që udhëtojnë në mënyrë të paligjshme...

Nuk ka të ndalur fluksi i njerëzve nga Amerika Latine që udhëtojnë në mënyrë të paligjshme drejt Shteteve të Bashkuara në kërkim të ëndrrës amerikane.
 
Një tjetër rast kalimi i paligjshëm është regjistruar në Meksikë, e ku ishin përfshirë 57 të mitur të cilët u gjetën të fshehur në një kamion, në kushte shumë të vështira pranë kufirit me SHBA.
 
Instituti Kombëtar i Emigracionit tha se 43 djemtë dhe 14 vajzat u futën në rimorkio të kamionit, së bashku me 8 burra, një grua dhe vajzën e saj. Drejtuesi i mjetit është arrestuar ndërsa të miturit u dërguan në një institucion për kujdesin e fëmijëve.