Botë
Franca dhe Kanadaja do të furnizojnë me armatime Ukrainën
27.01.2023 12:39
Franca dhe Kanadaja janë duke ndjekur shembullin e Gjermanisë dhe SHBA-ve...

Franca dhe Kanadaja janë duke ndjekur shembullin e Gjermanisë dhe SHBA-ve për furnizimin me tanke në Ukrainë, duke lajmëruar se së shpejti do dërgojnë dhjetëra armë.
Ministrja kanadeze e mbrojtjes Anita Anand, në një deklaratë për shtyp dje u shpreh se do të furnizonte Ukrainën me katër tanke të tjera Leopard 2. Për të ndihmuar ushtarët ukrainas dhe për t’i trajnuar ata me aftësitë e nevojshme për të operuar automjetet e blinduara do të dërgohen edhe trupa kanadeze .
Edhe ministrja e jashtme e Francës, Catherine Colonna deklaroi se Parisi do të dëgojë take si mbështetje për Kievin nga ofensiva ruse.
