Botë

Moti i keq në Greqi, 422 thirrje te shërbimi zjarrfikës në 48 orë

27.01.2023 13:13

Nga e mërkura deri në orën gjashtë të mëngjesit të sotëm, shërbimi zjarrfikës i Greqisë...

Nga e mërkura deri në orën gjashtë të mëngjesit të sotëm, shërbimi zjarrfikës i Greqisë ka marrë 422 thirrje për ndihmë. Siçnjofton televizioni grek “Sky”, thirrjet u shtuan pas  stuhisë me shi, borë dhe erë të fortë që përfshiu vendin. 
 
Thirrjet kishin të bënin kryesisht me bllokimin e kanalizimeve, shpëtimin e ashensorit, rënien e pemëve dhe evakuimin  e njerëzve në vende të sigurta.Gjysma e telefonatave,  ishin në zonën e Atikës, në Athinë.