Maqedoni

Abuzuan me të miturën, paraburgim për 4 persona, arrest shtëpiak për të pestin

27.01.2023 13:30

Prokuroria ka hapur procedure hetimore kundër katër personave nga Velesi dhe një personi nga Tetova...

Prokuroria ka hapur procedure hetimore kundër katër personave nga Velesi dhe një personi nga Tetova, nën dyshimin  e kanë kryer veprën e trafikimit të fëmijëve, e dënueshme nga neni 418 i Kodit Penal.
 
“I dyshuari i parë, 25 vjeçar nga Velesi, nga fundi i dhjetorit 2021 dhe gjatë vitit 2022, duke përdorur kërcënime ndaj fëmijës viktimë, u ka mundësuar të dyshuarve dhe personave të tjerë, që të kryejnë akte seksuale dhe pornografike me viktimën e trafikimit. Në dhjetor të vitit 2021, ai  ka komunikuar me 14  vjeçaren   përmes Instagramit dhe pas disa javësh komunikim të vazhdueshëm, pasi ka fituar besimin e viktimës, duke e mashtruar se do të fillonjnë një lidhje dashurie. Në takimin e parë është xhiruar materiali pornografik,  që i dyshuari i parë e ka përdorur si kërcënim për ta detyruar vajzën të vazhdojë takimet e tjera, duke e kërcënuar se në të kundërtën, materialet me përmbajtje intime, do të shpërndaheshin në  rrjetet sociale duke dëmtuar kështu nderin dhe reputacionin e saj. Përmes këtij kërcënimi, ai e ka detyruar  fëmijën-viktimë që të shkojë në banesa me qira në disa lokacione në Veles, ku me të dyshuarit dhe persona të tjerë,  nën efektin e lëndëve narkotike dhe alkoholit,  kanë kryer akte seksuale edhe pse e  kanë ditur se fëmija i mitur. 
 
Duke vlerësuar se ekzistojnë rrethana që justifikojnë frikën nga rreziku i arratisjes, fshehjen,  falsifikimin ose  shkatërrimin e  gjurmëve të  krimit, apo ndikimin mbi dëshmitarët  dhe bashkëpunëtorët, si dhe nisur nga frika se  nëse të pandehurit mbrohen në liri mund ta  përsërisin rastin, me propozim të prokurorit publik, gjyqtari i procedurës paraprake caktoi masën e paraburgimit për katër të dyshuarit dhe masën arrest shtëpiak për njërin nga të dyshuarit”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.
 
Për këtë vepër penale, parashihet  dënim me burg prej të paktën 8 vjetësh.