Botë

Publikohet drafti i statutit, propozohet që Asociacioni të formohet sipas Kushtetutës së Kosovës

27.01.2023 13:47

Në mediat e Kosovës po qarkullon një draft i statutit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe...

Statuti përmban 18 nene në total, ndërsa që në të parin theksohet se Asociacioni është një entitet ligjor i themeluar në bazë të kushtetutës dhe sistemit ligjor të Republikës së Kosovës.
 
Por gjithashtu sqarohet se themelimi do të ndodhë në bazë të ligjit për ratifikimin e marrëveshjes së parë të parimeve për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
 
Mes pikave të rëndësishme mund të konsiderohet neni 3, ku thuhet se statuti duhet të miratohet edhe nga qeveria e Kosovës dhe të marrë verifikim nga Gjykata Kushtetuese.
 
Mediat e Kosovës ia atribuojnë  dokumentin fondacionit gjerman “Friedrich-Ebert-Stiftung” që vepron në Kosovë dhe shkruajnë  se atë e siguruan  nga një përfaqësi diplomatike në Prishtinë, pa dhënë më shumë hollësi.