Botë

Asteroidi 2023 BU, me madhësinë e një minibusi, kaloi shumë pranë tokës

27.01.2023 14:04

Një asteroid i madh kaloi pranë Tokës sot gjatë natës. Duke u përllogaritur sa madhësia e një minibusi...

Një asteroid i madh kaloi pranë Tokës sot gjatë natës. Duke u përllogaritur sa madhësia e një minibusi, shkëmbi hapësinor, i njohur si 2023 BU, u përplas mbi majën jugore të Amerikës së Jugut pak para orës 00:30 të mëngjesit GMT . 
 
Edhe  ishte një “takim jashtëzakonisht i afërt”, NASA vlerësoi menjëherë dje se nuk kishte rrezik që ai të godiste Tokën.“ Megjithatë  kjo ishte një nga kalimet më të afërta të vëzhguara të një trupi hapësinor pranë Tokës”, tha inxhinieri Davide Farnocchia, një nga njerëzit përgjegjës për projektin SCOUT , sistemit të vlerësimit të rrezikut të ndikimit në NASA.
 
Asteroidi u zbulua fundjavën e kaluar nga astronomi amator Gennadiy Borisov, i cili operon nga Nauchnyi në Krime. Sipas vlerësimeve, edhe nëse do t'i ishte afruar planetit, pjesa më e madhe e asteroidit do të digjej në atmosferë dhe vetëm copa më të vogla do të kishin rënë në Tokë si meteoritë.