Botë
Shkrumbohet kisha 176-vjeçare në Londër
27.01.2023 14:21
Me dhjetëra zjarrfikës luftuan me flakët që përfshinë një kishë në veri të Londrës gjatë natës...

Kisha, e vlerësuar si një thesar arkitekturor, me mozaikë mahnitës, u shkatërrua thuajse totalisht, pasi i ra edhe çatia.
Rreth 80 zjarrfikës u dërguan për të shuar zjarrin në kishën e Shën Markut, e ndërtuar në vitin 1847, e njohur për historinë e saj arsimore dhe letrare, por nuk ja arritën ta shpëtonin atë.
Megjithatë bënë të mundur lokalizimin e flakëve. E gjithë ndërtesa dykatëshe u përfshi nga flakët, ndërsa banorëve iu kërkua që të mbanin dyert dhe dritaret e mbyllura për shkak të tymit të madh në zonë.
Për fat të mirë, askush nuk u lëndua. Shkaqet e zjarrit janë të paqarta.
