Botë

Mali i Zi nis programin hapësinor

27.01.2023 14:38

Pas dy satelitëve të Shqipërisë, edhe Mali i Zi duket se do të nisë programin e tij hapësinor...

Kryeministri Dritan Abazoviç njoftoi se Mali i Zi po nis zhvillimin e satelitit Lucha ,  që do të financohet nga Fondi i Inovacionit.
 
“Mali i Zi po nis programin e tij hapësinor dhe po fillon zhvillimin e satelitit Lucha, i cili duhet të lëshohet në hapësirë. Ai do të financohet nga Fondi i Inovacionit. Nuk bëhet fjalë për fonde të mëdha, kërkon shumë punë. Por Mali i Zi do të hapë një tjetër perspektivë, e cila është të bëhet një komb që merr pjesë në aktivitetet e vendeve të tjera të botës. Jam i sigurt se ky informacion do të shkaktojë pak tallje, për disa madje do të jetë edhe subjekt humori, por është çështje serioze dhe jam i lumtur që po e njoftoj këtë”, tha Abazoviç gjatë mbledhjes së djeshme të Qeverisë.