Botë
Dy autocisterna me acid fosforik kanë rrëshqitur në Zajeçar
27.01.2023 14:55
Dy autocisterna me acid fosforik kanë rrëshqitur sot në Zajeçar...

Dy autocisterna me acid fosforik kanë rrëshqitur sot në Zajeçar, por nuk ka rrjedhje apo rrezik për njerëzit dhe mjedisin, njofton kompania “Serbia Cargo”.
“Nuk ka rrjedhje, as tym dhe as rrezik për jetën e njerëzve apo mjedisin”, thuhet në deklaratë.
Në përbërjen e ngarkesave ishin 12 vagonë cisternë, të cilat janë në pronësi të kompanisë “Elixir” dhe udhëtonin nga Prahovi për në Shabac.
Komisioni i Përbashkët Hekurudhor për Hetimin e Ngjarjeve të Jashtëzakonshme të Infrastrukturës Hekurudhore të Serbisë dhe “Serbia Cargo”, janë në terren për të përcaktuar shkaqet e aksidentit. Qarkullimi i trenave të pasagjerëve dhe mallrave në stacionin e Zajeçarit nuk është i ndërprerë, thuhet në njoftim.
