Botë

Ukrainë, ofensivë e re e sulmeve ruse

27.01.2023 15:12

Rusia nisi një valë të re sulmesh pasi Ukraina siguroi tanke...

Dhjetëra njerëz vdiqën në bombardimet e fundit, në të cilat, sipas Kievit, u hodhën 50 raketa dhe 20 dronë.
 
“Për këtë terror të Rusisë nevojiten përgjigje asimetrike. Ne kemi nevojë për një lëvizje të re të forcave në front. Ne duhet të sigurojmë humbjen e sigurt të forcave terroriste në terren.”, - deklaroi presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski.
 
Për shkak të dëmtimit të infrastrukturës energjetike, Odessa, Kiev dhe Vinnytsia mbetën pa energji elektrike. Shpërthime u regjistruan edhe pranë termocentralit bërthamor të Zaporozhye. OKB-ja parashikon një valë të re personash të zhvendosur.
 
“Unë tashmë kam ikur një herë, tani do të bëj përsëri të njëjtën gjë.   U ktheva 3 muaj më parë se më kishte marrë malli për qytetin.”, - tha një qytetar.
 
“Po largohem për shkak të bombardimeve. Mund të merrja vetëm dy çanta dhe pak ushqim. Ne ende mund të dalim, së shpejti ata do ta mbyllin qytetin.”, - u shpreh një qytetar tjetër.
 
Hungaria do të vërë veton ndaj çdo sanksioni të Bashkimit Evropian ndaj Rusisë që ndikojnë në energjinë bërthamore. Japonia ka filluar të shtojë dhjetëra individë dhe organizata në këtë listë. Moska vazhdon të pretendojë se Perëndimi është gjithnjë e më i përfshirë në luftë.
 
Kremlini beson se çelësi i Kievit është në duart e Uashingtonit dhe mbështeti qëndrimin e ish-presidentit të ShBA-së, Trump, i cili insiston në arritjen e një marrëveshjeje dhe jo në miliona paketa ndihma për Ukrainën.
 
“Ndoshta, në teori, zoti Trump nuk është larg së vërtetës. Presidenti amerikan, nëse dëshiron t'i japë fund konfliktit, mund ta bëjë shumë shpejt, duke shfrytëzuar mundësinë për t'i dhënë udhëzime regjimit të Kievit.”, - theksoi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov. 
 
Kievi po ushtron presion mbi Kishën Ortodokse të Ukrainës, duke e përdorur atë si një mjet për të provokuar armiqësi, pohoi Patriarku rus Kirill.
 
“Thirrjet për një ndalim të plotë të Kishës Ortodokse kanonike po intensifikohen. Kjo mund të interpretohet si pjesë e rendit të jashtëm të botës për të shkatërruar Ortodoksinë në Ukrainë. Pajtimi është i pamundur pa një Kishë Ortodokse ukrainase që është e pavarur nga faktorët politikë.”, - u shpreh kreu i kishës ortodokse ruse, patriarku Kirill.
 
Kisha Ortodokse e Ukrainës, e cila ka qenë besnike ndaj Patriarkales së Moskës që nga shekulli i 17-të, shpalli pavarësinë në vitin 2022.
 
BELINDA KOKA ADEMI