Maqedoni
Eurointegrimet, nevojitet të zbatohet ligji për mbrojtjen e të dhënave personale
27.01.2023 15:29
Ashtu siç do të zhvillohen bisedimet me BE-në...

Ashtu siç do të zhvillohen bisedimet me BE-në, fusha e mbrojtjes së të dhënave do të zgjerohet dhe nuk do të qëndrojë vetëm në kapitullin 23, thonë nga zyrat e BE-së. Shtojnë se pas skriningut është biseduar për vlerat fundamentale të njeriut dhe respektimin e tyre, por mungon implementimi i ligjit.
“Raportet e fundit të Komisionit Evropian për vendin, vendosin theksin në përpjekjet për mbrojtjen personale të të dhënave. Por siç kemi thënë disa herë, kjo mund të arrihet me implementim të plotë të ligjit, për çka duhen resurse adekuate shtesë në agjencinë për mbrojtjen e të dhënave personale, që ka impakt negativ.”, - deklaroi Shtefan Hudolin nga Delegacioni i komisionit evropian në Shkup.
Agjencia do të përpiqet të forcojë statusin e saj të pavarur, në veçanti në fushën e menaxhimit të resurseve njerëzore dhe të sigurojë resurse të pavarura buxhetore me qëllim të zbatimit të legjislacionit për mbrojtjen e të dhënave personale, theksoi drejtori i agjencisë.
“Nuk ka progres të veçantë për faktin se nuk zbatohen dispozitat e rregullores së punës së qeverisë, përkatësisht nuk respektohet detyrimi nga ana e propozuesve, për dorëzim të rregulloreve ligjore që kanë të bëjnë me mbrojtjen e të dhënave personale.”, - theksoi drejtori i Agjencisë për mbrojtjen e të dhënave personale, Imer Aliu.
Qytetarët vazhdojnë të jenë të pa informuar në mënyrë adekuate për mbrojtjen e të dhënave personale, por edhe gjykatat duhet të sjellin vendime të drejta, thonë nga sektori joqeveritar.
“Ndihmojmë OJQ-të, institucionet shtetërore dhe sektorin e biznesit të bëjnë përputhje të punës së tyre me ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale. Paralelisht i afrojmë të drejtat që garanton ky ligj me qytetarët.”, - theksoi Dançe Danillovska nga Fondacioni për internet “Metamorfozis”.
“Qytetarët shpesh duke kërkuar drejtësinë, ndërsa kanë të drejtën e mbrojtjes ligjore në këtë pjesë dhe kjo është e garantuar si e drejtë kushtetuese, e cila kërkohet nga BE dhe nga ne, që të mundësojmë mbrojtje ligjore të të dhënave personale dhe privatësisë.”, - u shpreh Lidija Stojkova Zafirovska nga Qendra për hulumtime dhe analiza.
Shoqëria në vend duhet të punojë në garantimin e të drejtës kushtetuese për privatësinë gjatë shfrytëzimit të internetit, për të cilën janë të nevojshme ligje për përpunimin e drejtë të grumbullimit, shfrytëzimit dhe ruajtjes së të dhënave personale.
LEUNORA KALIQI
