Fenninger fitoi medaljen e artë
Tina Maze nga Sllovenia stoliset me medalje të argjendtë, kurse amerikania Lindsey Vonn me të bronztë në Kampionatin Botëror që po mbahet në Beaver Creek....

Skiatorja austriake, Anna Fenninger, shkëlqeu në disiplinën e supersllalomit të madh në Kampionatin Botëror në ski, e cila po zhvillohet në Beaver Creek të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Fenninger ishte më e mirë dhe ngadhënjeu për tre të qindtat e kohës para sllovenes, Tina Maze. Fenninger arriti e para në cak me kohë të kaluar për 1:10.29 minuta dhe stoliset me medalje të artë.
Maze bëri paraqitje të mirë dhe për tre të qindtat i ka ikur medalja e artë. Maze zuri vendin e dytë dhe fiton medaljen e argjendtë, ndërsa amerikania Lindsey Vonn me gjithë rrëshqitjen e mirë, zuri vendin e tretë dhe me kohë më të ngadalshme për 13 të qindtat se vendi i parë. Vonn fitoi medaljen e bronztë, e cila ishte më e shpejt për 11 të qindtat se austriakja Cornelia Hütter.
Pa dyshim se ishte një garë tejet interesante dhe treguesi më i mirë është se sa e ngushtë ishte diderenca në të qindtat e sekondës në mes vendit të parë dhe atij të tretë.
