Maqedoni
Dimitrievski: Në Kumanovën multietnike, vend vetëm për shoqata në interes të qytetarëve
27.01.2023 15:46
Paralajmërimi për hapjen e një Qendre kulturore Bullgare në Kumanovë...

Paralajmërimi për hapjen e një Qendre kulturore Bullgare në Kumanovë, ka shkaktuar reagime të ndryshme duke e karakterizuar si provokim nga pala bullgare.
Ndër ata që kanë reaguar është edhe kreu i Kumanovës, Maksim Dimitrievski, i cili thotë se çdo shoqatë që është me qëllime të mira dhe punon në interes të qytetarëve është e mirëseardhur. Por, nëse është me qëllime të këqija atëherë nuk është e mirëpritur.
“Kumanova jeton në marrëdhënie të mira dhe respekt të ndërsjellë të qytetarëve dhe besoj se këtë trend do të arrijmë ta ruajmë pa marrë parasysh se individ të caktuar duke dashur të bëjnë marketing politik në shtetet e tyre, dëshirojnë të luajnë me fatin e qytetit tonë, me mohime të caktuara që i dërgojnë në adresë të shtetit dhe maqedonasve në përgjithësi, atëherë ne këtë nuk do ta lejojmë.”, - ka deklaruar kreu i Kumanovës, Maksim Dimitrievski.
