Portlandi u kthehet fitoreve
Në Moda Center të Oregonit u zhvillua një nga sfidat më emocionuese të mbrëmjes në NBA, me Portland Trail Blazers që mposhti me rezultatin e ngushtë 103 - 102 Utah Jazz...

Në radhët e Blazers në këtë përballje u rikthye në parket Ropin Lopez, i cili ka qëndruar jashtë që nga 15 dhjetori për shkak të një dëmtimi në dorë.
Porltand iu kthye në këtë mënyrë fitores pas tri humbjeve radhazi, ndërsa Utah e pati të vështirë të krijonte një vazhdimësi fitoresh pas suksesit me Golden State.
Skuadra e Golden State Warriors kaloi lehtë pengesën, Sacramento Kings, duke e mposhtur me rezultat 121-96.
Luftëtarët e trajnerit, Steve Kerr, arritën ta shënojnë fitoren e radhës kundër Sacramento Kings. Në çerekun e parë, edhepse ishin në disavantazh, Uariorsat, pas një serie të shkëlqyer, kaloi në epërsi dhe nuk e lëshoi më deri në fund të ndeshjes.
Ndeshja përfundoi me rezultat 121-96, ku shkëlqeu Stefen Keri me 28 pikë, 9 asistime, 5 kërcime dhe 3 topa të vjedhur. Për t’i arritur të gjitha këto shifra, Curryt i mjaftuan 28 minuta.
