Maqedonia e Veriut, përkujton viktimat e holokaustit
27.01.2023 19:31
Si vend anëtar i Aleancës Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit...

Si vend anëtar i Aleancës Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit, Maqedonia e Veriut kujton të gjitha viktimat e kësaj njolle të zezë të historisë njerëzore, për të mos u harruar dhe për të shpresuar – për të mos u përsëritur kurrë.
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, theksoi rëndësinë e kujtimit të Holokaustit, i cili nuk duhet të përsëritet kurrë, dhe nevojën për të mësuar mësimet që rrjedhin prej tij. Fjalimet përkatëse në këtë aktivitet mbajtën edhe ambasadorët e ShBA-së, Angela Ageler, të Suedisë, Ami Larson Jane dhe të Izraelit, Simona Frankel, si dhe kryetari i komunitetit hebre, Pepo Levy.
