Aleanca për Shqiptarët zgjedh negociatorët për hyrje eventuale në Qeveri

27.01.2023 20:12

Kryesia e ASH-së ka diskutuar për situatën politike në vend....

Kryesia e ASH-së ka diskutuar për situatën politike në vend dhe solli vendim që një gurp negociuesish i përbërë  nga këshilli drejtues, do të diskutojë për hyrje në Qeveri.

Sipas Kreut të ASH-ës, Arben Taravari, pas diskutimit me të gjitha partitë që janë pjesë e Qeverisë, do të sillet vendim për futjen ose jo të ASH-ës në Qeveri.

“U diskutua edhe për ekipin neguciues, me partitë qeveritare, për zgjerimin eventual të shumicës qeveritare. Kryesia qendrore e autorizoi këshillin drejtues të partisë për ti vazhduar negociatar e më tutjeshme me partit të cilët janë aktualisht pjesë e shumicës.” –tha Kryetari i ASH-së, Arben Taravari.

I pyetur se a do sigurohen votat e mjaftueshme për ndryshimet kushtetuese, Taravari tha se me ASH-ën në Qeveri kjo mund të arrihet  ndëra pa të mund të shkohet edhe në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

“Sa për daljen apo hyrjen në qeveri nuk është puna jonë, ne negociojmë që ne a hymë në qeveri, dikush a del, a hynë nuk është puna jonë. Në qofte se nuk hynë ASH në Qeveri, 100% nuk sigurohen 80 deputet dhe shkohet me probabilitet të madhë ne zgjedhje dhe në qofte se futet ASH-ja, japim shance që të krijohet 80-shi,  kjo a do krijohet nuk varet shumë prej neve. Ne do mundohemi sa më shpejt të sjellim një vendim, nuk dua të stërgjatet kjo punë” – u shpreh Kryetari i ASH-së, Arben Taravari.

Taravari më tej shtoi se bisedimet për pjesën kadrovike në kryesi nuk janë diskutuar por këto do të diskutohen me partitë që e bëjnë shumicën parlamentare.