Ali Ahmeti: Me anëtarësimin në BE do të shumëfishohen investimet e huaja
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti...

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti i shoqëruar nga bashkëpunëtor në Tetovë ka vazhduar takimet me me përfaqësues të biznesit, shoqërisë civile, arsimit dhe intelektual në suaza të aktiviteteve “Bashkë për Europë”.
“Me tu anëtarësuar Maqedonia në NATO kishin vërshuar me dhjetëra e dhjetëra biznesmen të huaj për të blerë vende për ndërtim fabrikash, objekteve hotelierie dhe më bëri shumë përshtypje, sepse ato ma treguan me shifra. Ndryshimet kushtetuese na hapin mundësinë e fillimit të mbarë të hapjes së negociatave dhe kapitullit të parë për anëtarësim në BE. Dhe kjo ditë nuk është e largët për arsye se skriningu po mbaron, dhe në nëntor pas mbarimit të skriningut mbahet mbledhja e dy qeverive, asaj të Europës dhe vendit tonë. Mirëpo, ndryshimet kushtetuese domosdo duhet të bëhen për arsye se është marrëveshje detyrimisht e respektueshme. Kjo do të ndodhë pas dy apo tre muajsh, por duhet të ndodh, sepse është në të mirën e qytetarëve të këtij vendi” – u shpreh Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.
