Maqedoni

Parashikimi i motit

28.01.2023 11:41

Moti këtë të shtunë do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe i ftohtë, në disa vende me reshje të dobëta të borës....

Moti këtë të shtunë do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe i ftohtë, në disa vende me reshje të dobëta të borës. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit prëkohësisht e përforcuar nga drejtimi verior.
 
Temperatura minimale do të jetë në interval prej -4 deri 2°C, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 0 deri 7°C.
 
Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë me me vranësira mesatare dhe erë nga veriu herë pas here e fortë. Temperatura minimale do të zbresë deri në 0°C, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 4°C.
 
Ditët në vazhdim moti do të vazhdojë të jetë i ftohtë, me temperatura të mëngjesit të cilat kudo do të jenë nën zero, ndërsa të martën do të ketë kushte për borë të herëpashershme.