Maqedoni
Shkup, shqiptohen 139 kundërvajtje në trafik
28.01.2023 11:47
Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik...

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik, me ç’rast vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 134 kundërvajtje, prej të cilave tetë gjoba për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, trembëdhjetë sanksione për ngasjen e automjetit pa patentë shofer, nëntë sanksione për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe).
Poashtu janë shqiptuar edhe pesë sanksione për përdorimin e telefonit celular gjatë ngasjes së automjetit, nëntë masë për ngasjen e autmjetit nën ndikimin e alkoolit dhe një gjobë për mosdhënie të përparësisë së kalimit të këmbësorëve.
Nga MPB njoftojnë se kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe apelojnë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve në trafik me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.
