Maqedoni

Kumanovë, jehonë e dobët për selektimin e hedhurinave

28.01.2023 14:25

Ndërmarrja komunale publike “Pastrim e gjelbërim” kohë më parë ka filluar proektin për grumbullimin e hedhurinave...

Ndërmarrja komunale publike “Pastrim e gjelbërim” kohë më parë ka filluar proektin për grumbullimin e hedhurinave të selektuara nga amvisëritë e dy lagjeve të Kumanovës. Mirëpo rezulatat e para nga ky proekt nuk janë të kënaqshme, pasi që në këtë aksion deri më tash janë kyçur vetm 22 qytetarë, shumë më pak se çishte paraparë. Mirëpo nga kjo ndërmarrje thonë se ky fakt nuk duhet të dezinkurajojë, por përkundrazi duhet punuar në edukimin e popullatës në këtë drejtim.
 
“Nuk do të tërhiqemi nga ky proekt, do të shohim se si do të ecën gjatë muajve të ardhshëm. Shpresojmë se qytetarët do të shfaqin interesim. Mbase është duke munguar publiciteti për këtë pilot-proekt, mirëpo ajo që më gëzon është se qytatrë të pjesëve të tjera të qytetit na kontaktojnë dhe shfaqin interesim për selektimin e hedhurinave. Në periudhën e ardhëshme duhet të mendojmë se si ta zgjerojmë këtë aksion edhe në pjesën më të madhe të qytetit dhe të shohim se si do të funksionojë kjo”, tha drejtor i npk “Pastrim dhe gjelbërim”, Daniell Stojçevski.
 
Vlen të thuhet se ndërmarrja publike komunale “Pastrim e gjelbërim” tashmë disa vjet është duke punuar në selektimin e hedhurinave. Për këtë qëllim kjo ndërmarrje është furnizuar me paisje adekuate, e cila është vendosur në vende të caktuara nëpër qytet. Selektimi i kanaçeve, letrës dhe plastikës bëhet në qese speciale. Mirëpo qytetarë të pandërgjegjshëm, siç njohtojnë nga kjo ndërmarrje, duke dashur të grumbullojnë shishe të plastikës, shpesh herë edhe i dëmtojnë paisjet e caktuara për selektim.
 
FATLUM AQIFI