Maqedoni
Ahmeti: Mickoski e ka parë luftëln në tv
28.01.2023 15:19
Hiristijan Mickovskit e ka pare luftën vetëm në televizon...
Hiristijan Mickovskit e ka pare luftën vetëm në televizon. Kështu i është përgjigjur nga Tetova kreu i BDI-së Ali Ahmeti, liderit të VMRO-DPMNE-së, i cili ka deklaruar se është paraqitur si vullnetarë në konfliktin e vitit 2001.
“Nëse shteti nuk është lojal ndaj komunitetit edhe komuniteti është agresiv dhe ai agresivitet ajo pakënaqësi u tregua në vitin 2001, mos ti mbetet hatri Mickovskit.”, tha Ahmeti.
LSDM: Mickoski po merret me deklarata militariste
Lidhur me deklaratën Mickoskit ka reaguar edhe LSDM, nga e cila vlerësojnë se kreu i VMRO-së po merret me deklarata militariste.
“Deklaratat militariste të kryetarit Mickoski të VMRO-DPMNE-së, në pjesën ku thotë se si ka qenë vullnetar dhe ka fituar luftën, tregojnë se ai është peng i Apasievit. Koncepti i së Majtës dhe pengu i tyre VMRO-DPMNE e çojnë vendin në izolim nga rrjedhat evropiane, prapa në të kaluarën.”, thonë nga LSDM.
Mickoski: Ahmeti është pronari, Kovaçevski i dëgjueshmi
Ndërsa Mickoski ka vazhduar me kritikat ndaj qeverisë duke theksuar se faktor më i madh në qeverinë aktuale është BDI.
“Është normale që Kovaçevski ta thonë atë që dëshiron ta dëgjojë Ali Ahmeti. Nëse diçka dëshiron të dëgjojë Ahmeti atë e thot Lkovaçevski. Atje kështu funksoonojnë gjërat, dihet kush është pronari dhe kush është i dëgjueshmi. Në këtë rast Aliu është pronari ndërsa i dëgjueshmi është Dimitar Kovaçevski.”, tha Mickoski.
Mickoski njëherit përsëriti qëndrimin se partia e tijë nuk do ti mbështes ndryshimet kushtetuese.
VLORA LATIFI TOPOJANI
