Aksident hekurudhor në Nju Jork, 7 të vdekur

04.02.2015 12:58

Në SHBA, përkatësisht në Nju Jork, në një aksident hekurudhor kanë gjetur vdekjen së paku shtatë persona, pasi një tren i udhëtarëve ka goditur një makinë...

Aksidenti ka ndodhur pranë lagjes “White Plains”, rreth 30 kilometra larg qytetit.

Guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo, ka thënë se shoferi i makinës dhe gjashtë njerëz në bordin e trenit kanë vdekur. Në momentin e aksidentit në tren kishte gjithsej 650 njerëz.