Maqedoni

Radio Shkupi shënon përvjetorin e 78-të, synim i radios mbetet progami 24 orë në gjuhën shqipe

28.01.2023 16:19

Servisi i tretë programor-Radio Shkupi në gjuhën shqipe shënoi ditëindjen e saj të 78...

Servisi i tretë programor-Radio Shkupi në gjuhën shqipe shënoi ditëindjen e saj të 78. Ky program fillimisht ka nisur me transmetim që ka zgjatur 5 minuta. Fjalët e para në gjuhën shqipe u dëgjuan më 28 janar të vitit 1945, me fjalinë shumë të njohur për të gjithë “Ju Fler Radio Shkupi”. Radio Shkupi sot ka një itenerar të begatë të emisioneve, rubrikave  nga më të ndryshmet, qofshin ato me karakter kombëtar, edukativ dhe shoqëror. Transmetimet e skemës programore që sot po arrijnë në 17 orë gjithsej, gjithmonë tentojnë të ruajnë vlerat e mirfillta  shoqërore.  
 
“Radio Shkupi është fakt se mbetet shtyllë e shprehjes radiofonike, është kronisti  ngjarjeve më të bukura në këtë nënqiell thesar ku ruhen dhe kultivohen vlerat kulturore , historike, arstistike , arsimore dhe shum vlera të tjera. Synimet tona shkojnë në drejtim të perfeksionimit permanent të qasjes gazetareske dhe programit kreativ i cili do të tërheq një rrteh të gjërë dëgjuesish të moshave të ndryshme.”, tha Ajtene Vllasaku Mehmeti, drejtoreshë e Radio Shkupit.
 
Për hir të përvjetorit të 78  u dekoruan me mirënohje gazetarë të pensionuar por edhe të ftuarit e shumtë në eterin e programit. 
 
“Këtë mirësi dhe humanizëm sot ndaj nesh Radio Shkupit programi në gjuhën shqipe e dëshmuan me vepra Dauti Komerc me në kyre Xhemali Dautin, Besir Dernjajni nga Fondacioni Albiz koktej, mirënjohje kalendare dhe të tjerë dhe artsisti Reshat Ahmeti dhe piktorja Ismane Mehdi dhuruna dhjetra piktura për miqtë e radios që na nderojnë me praninë e tyre në program.”, tha Valbona Zunçe Pajaziti, u.d kryeredaktore e Radio Shkupit.
 
“Kryesorja në radio është fjala e thënë sa më thjeshtë e thënë shqip do të jetë më edukuese për promovimin e gjuhës sonë në maqedsoni dhe kështu do të kemi edhe respektin e të gjithë atyre që ju dëgjojnë.”, tha Liri Lena, gazetar i pensionuar.
 
Servisi i tretë publik pret që këtë vit të realizohet idea e kahmotshme të shqiptarëve për 24 orë program në radio e emetuar në gjuhën shqipe.  
 
FLUTURA LATIFI