Botë
Ukrainë, forcat ruse ashpërsojnë sulmet
28.01.2023 18:07
Forcat ruse kanë nisur një ofensivë të shumëfishtë në rajonet lindore të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk...

Forcat ruse kanë nisur një ofensivë të shumëfishtë në rajonet lindore të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk.
Ushtria e Ukrainës tha se nga granatimet e rënda u godit veriu, verilindja dhe lindja e Ukrainës, mes pritshmërive se Rusia po përgatitet për një ofensivë tjetër diku në mesin e muajt të ardhshëm. Përballë kësaj, aleatët perëndimorë të Ukrainës vazhdojnë të zotohen për pajisje ushtarake dhe ndihmë për të mbështetur Kievin, derisa po afrohet njëvjetori i konfliktit, i nisur nga Rusia më 24 shkurt të vitit të kaluar.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha përpara një samiti BE-Ukrainë që zhvillohet javën e ardhshme, se Kievi e ka mbështetjen e pakushtëzuar të Bashimit Evropian.
“Ne qëndrojmë në krah të Ukrainës pa asnjë nëse dhe por”, tha von der Leyen në një fjalim më 28 janar në Duseldorf të Gjermanisë.
