Botë

Çeki, Petr Pavel zgjidhetpresident i shtetit

28.01.2023 18:19

Ish-shefi i ushtrisë Petr Pavel fitoi zgjedhjet presidenciale në Çeki...

 
Ish-gjenerali i NATO-s, Petr Pavel, do të jetë presidenti i ardhshëm i Republikës Çeke. Ai mundi kundërshtarin e tij, miliarderin dhe ish-kryeministrin, Andrej Babis. 
 
Pas numërimit të më shumë se 90 për qind të votave, Pavel ka siguruar 57 për qind krahasuar me 43 që ka fituar Babis. Kryeministri aktual çek, Petr Fiala e përgëzoi ish gjeneralin, i cili mbështet ukrainasit në luftën kundër Rusisë. 
 
Presidenti i ardhshëm 61-vjeçar kandidoi si kandidat i pavarur dhe premtoi të zvogëlojë polarizimin në këtë shtet. Pavel ka qenë mbështetës i zëshëm i lidhjeve më të ngushta me Bashkimin Evropian, duke përfshirë edhe adoptimin e euros si monedhë zyrtare në Çeki.