Botë
Turqia dënon djegjen e Kuranit nga aktivisti danez
28.01.2023 18:47
Ministria e jashmtme turke ka thirrur ambasadorin danez me çrast është dënuar me forcë aktin e një aktivist anti-islamik...

Ministria e jashmtme turke ka thirrur ambasadorin danez me çrast është dënuar me forcë aktin e një aktivist anti-islamik i cili dogji dy kopje të librit të shenjtë, Kuranit. Turqia e akuzoi Danimarkën për mbështetje të një “krimi urrejtjeje”.
Një aktivist i së djathtës së largët me nënshtetësi daneze dhe suedeze, zemëroi më parë Turqinë me organizimin e protestës gjatë së cilës dogji Kuranin më 21 janar në Suedi. Tashmë, ai e përsëriti këtë veprim të premten përpara një xhamie, si dhe përpara ambasadës turke në Kopenhagen. Ai u zotua ta vazhdojë këtë veprim çdo të premte, derisa Suedia të pranohet në NATO.
Suedia dhe Finlanda, kërkojnë të bëhen pjesë e aleancës ushtarake perëndimore, duke bërë kështu një largim historik nga politikat e tyre të asnjëanësisë. Por, për anëtarësimin e tyre duhet miratimi i të gjitha vendeve anëtare të NATO-s, por Turqia ka sinjalizuar se do të bllokojë kandidaturën e Suedisë.
