Botë
Izrael, masa të reja të reja të sigurisë
29.01.2023 12:10
Qeveria izraelite ka miratuar masa të reja të sigurisë, me të cilat qytetarëve do tu mundësohet të marrin më lehtë...

Qeveria izraelite ka miratuar masa të reja të sigurisë, me të cilat qytetarëve do tu mundësohet të marrin më lehtë dhe më shpejt lejen për mbajtjen e armëve. Këtë e ka bërë të ditur zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanjahu pas një takimi emergjent. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu ka paralajmëruar përgjigje të shpejtë pas sulmeve në Jerusalemin lindorë ku u vranë 7 persona. Forcat izraelite janë vënë në gjendje gadishmërie, derisa ushtria ka rritur prezencën në bregun perëndimor.
“Përgjigja jonë do të jetë e fuqishme e shpejtë dhe precize. Kush të tentojë të na lëndojë ne do ta lëndojmë atë, ashtu si edhe secilin që do ti ndihmojë. Tanimë kemi arrestuar përkrahës, ndihmues dhe atata që i ngrisin terroristët.”, - tha Benjamin Netanjahu, kryeminsitër i Izraelit.
Në kabinetin qeveritar u vendos po ashtu të merren masa edhe kundër anëtarëve të familjeve të atentatorëve që mbështesin terrorin, duke përfshirë edhe heqjen nga regjistri civil, shkurtimi i ndihmave sociale, si edhe heqja e mundësisë së shërbimeve shëndetësore. Poashtu është kërkuar edhe prishja e ndërtimeve pa leje të palestinezëve, siç ndodhi vitin e kaluar autoritetet izraelite kanë shkatrruar 784 objekte palestineze në bregun perëndimorë pasi nuk kishin leje izraelite për ndërtim.
“Përveç çështjes së konfiskimit të shtëpive, këtu është edhe çështja e prishjes së ndërtimeve pa leje në Jerusalemin lindorë. Policia ditëve në vazhdim duhet ti prishë shtëpitë e ndërtuara pa leje.”, - tha Itamar Ben Gvir, ministër i sigurisë nacionale.
Gjendja e sigurisë mes Izraelit dhe palestinezëve u ashpërsua pas një sulmi të forcave izraelite të sigurisë në një kamp refugjatësh në Dxhenin të enjten ku u vranë nëntë persona. Kombet e Bashkaura dhe BE-ja kanë apeluar për qetsim të sutuatës, ndërsa sekretari amerikan i shtetit Entoni Blinken të hënën arrinë për vizitë dyditore në Jerusalem dhe Ramallah, ku do të diskutohet për qetsimin e situates.
VLORA LATIFI TOPOJANI
