Botë
Vuçiq: Serbia dëshiron dialog dhe kompromis
29.01.2023 15:00
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se Serbia planifikon të tregojë se dëshiron dialog e kompromis...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se Serbia planifikon të tregojë se dëshiron dialog e kompromis, por se ka parimet dhe pritjet e veta në dialogun me Kosovën.
“Ne kemi nevojë për paqe, një jetë normale për të gjithë qytetarët, rritje dhe zhvillim të mëtejshëm të vendit dhe një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë. Plani është të punojmë edhe më shumë përballë sfidave, të përpiqemi që të jemi më të mirë, të tregojmë se Serbia dëshiron dialog dhe kompromis, por edhe që të ketë parimet dhe pritjet e veta.”, – u shpreh Vuçiq në profilin e tij në Instagram.
Kurti: Kushtetuta nuk e duron asociacionin
Por kryemisniutri i Kosovës Albin Kurti ka deklaroi se Kushtetuta e Kosovës nuk e duron asociacionin një etnik siç e kërkon Serbia.
“Unë jam për respektimin e të gjitha të drejtave të pakicave të komuniteteve jo shumicë. Të gjithë serbët në Kosovë duhet të jenë dhe do të jenë të mbrojtur, t’i kenë shanset për zhvillim e për mirëqenie, t’i kenë të drejtat e garantuara me ligj dhe me kushtetutë. Mirëpo asociacionet e komunave që janë njësi territoriale jo vetëm administrative mbi baza etnike nuk duron kjo kushtetutë.”, ka deklaruar Kurti.
Ndërkohë Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Donika Gërvalla, ka konfirmuar ftesën për takimin e 31 janarit në Ambasadën e ShBA-së në Prishtinë, ku do të diskutohet për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.
