Botë

Zelensky, sanksione ndaj 185 kompanive dhe individëve

29.01.2023 15:26

Ukraina ka sanksionuar 185 kompani dhe individë, të cilët kanë mbështetur direkt ose indirekt luftën ruse në Ukrainë....

Ukraina ka sanksionuar 185 kompani dhe individë, të cilët kanë mbështetur direkt ose indirekt luftën ruse në Ukrainë. Kompanitë dhe afaristët që bartin personel dhe paisje ushtarake në emër të gresorit do të dënohen thot presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Ai shtoi se prona e konfiskuar do të përdoret për të mirën e mbrojtjes së Ukrainës në luftë. Lista e të sanksionuarve përfshin 185 kompani, përfshirë ato bjelloruse që ndihmojnë Rusinë me dërgesat dhe tre individë. Zelensky  njëherit ka kërkuar ndihmë ushtarake, përkatësisht raketa. 
 
“Do të ishte e mundur të ndalej ky terror rus nëse ushtris tonë i sigurojmë raketa adekuate. Ukrainës i nevoiten raketa me rreze të gjata, për të pamundësuar okupatorin që ti vendosë raketahedhësit e tij në linjat e frontit dhe ti shkatrrojë qytetet ukrainase me ato.”, tha presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky. 
 
Ndërkoë banorët në zonat e luftës përveç shkatrrimeve përballen edhe me mungesë të energjisë elektrike dhe ngrohes. 
 
“Kam shum frikë, dridhem nga frika, por edhe nga i ftohti pasi nuk kemi rrymë dhe ngrohje.”, tha një qytetar. 
 
“Ajo që nuk kemi dru për ngrohje dhe energji janë vështërsitë më të mëdha. Kemi ushqim falë ndihmës humanitare.”, u shpreh një qytetar.
 
Forcat ruse vazhdojnë ofanzivën në lindje dhe juglindje. Ushtria ukrainase njofton për granatime në Kherson dhe rrethinë, duke mos u kursyer as shtëpitë, banesat dhe objektet infrastrukturore.  
 
REXHEP QAMILI