Maqedoni

ASh-LSDM vazhdojnë konsultimet për zgjerimin e shumicës

29.01.2023 15:47

Aleanca për Shqiptarët dhe LSDM vazdojnë konsultimet për përfshirjen e kësaj të fundit në kualicionin qeveritarë....

Aleanca për Shqiptarët dhe LSDM vazdojnë konsultimet për përfshirjen e kësaj të fundit në kualicionin qeveritarë. Siç mëson TVM2 konsultimet kanë vazhdar edhe gjatë vikendit. Ndërsa javën e ardhëshme priten edhe takime zyrtare mes ekipeve negociatore dyke përfshirë edhe krerët e dy partive Kovaçevski dhe Taravari.

Nga Aleanca për Shqiptarët thonë se me rëndësi është harmonizimi i çështjeve programore, për të kaluar më pas te ato kadrovike, përkatësisht ndarja e posteve. Të njejtin qëndrim e paraqesin edhe nga LSDM, duke theksuar se qëllimi i zgjerimit të kualicionit qeveritarë është rritja e frontit pro BE-së.

“Aleanca për Shqiptarët është një nga partitë që ka thënë se janë të nevojshme ndryshimet kushtetuese, që shteti të vazhdojë rrugën evropjane. Këtë e ka theksuar disa herë, prandaj nevoitet edhe harmonizim programorë dhe do të përsëris secila parti politike e cila është për rrugën evropiane të vendit dyert janë të hapura dhe ia vlenë të bisedohet.”, tha Darko Kaevski nga LSDM. 
 
VMRO-DPMNE kundër zgjerimit të shumicës parlamentare
 
VMRO-DPMNE-ja opozitare nuk mbështetë zgjerimin e kësaj qeverie, e cila siç thot Aleksandar Nikolloski edhe me përfshirjen e ASH-së nuk do të sigurojë 80 votat e nevojshme për ndryshimet kushtetuese.
 
“Mendoj se dëshiron të përfshihet në qeveri për matematikë, e nëse matematika është burek apo diçka tjetër duhet të përgjigjen vetë, por është e qartë se dëshirojnë të përfshihen në qeveri për matematikë. Por fundja ai është vendim i tyre.”,  tha Aleksandar Nikolloski nga VMRO-DPMNE.
 
Taravari i reagon Nikollovskit: Dilni nga balta në të cilën u ka zhytur Levica                  
 
Në deklaratën e Nikollovskit ka reaguar kreu i ASH-së Arben Taravari. Nikollovskit dhe të tjerëve si ai u bëjmë thirrje të kthjellen dhe të reflektojnë, sepse lideri i opozitës maqedonase sipas sondazheve të organizatës IRI është Nikolla Gruevski. Kjo ndodh me meritë të partisë së pareformuar në ideologji dhe menaxhmentin kadrovik të saj dhe kjo është turp për skenën politike maqedonase, thekson Taravari. 
 
“Ju jeni bashkëfajtor për izolimin e vendit për 10 vite duke bërë këtë vend të pajetueshëm dhe duke shpërngulur mbi 700.000 njerëz nga vendi. Retorika e juaj per fat të mirë ka shkuar në azil dhe me këtë qasje ju mbeteni një faktor destabilizues për Maqedonië e Veriut. Mos e ushqeni qytetarin maqedonas me poezi, por kërkoni ndihmë për të dalur nga balta në të cilën u ka zhytur Levica.”, thekson në reagimin e tij kryetari i ASH-së Arben Taravari.
 
Poashtu kryetari i ASH-së, ditë më parë ka deklaruar se partia e tij nuk bëhet pjesë e qeverisë për minsitrinë e burekut, prandaj krahas harmonizimit të çështjeve programore, ASH synon të drejtojë edhe resore të rëndëshme minsitrore dhe drejtori. Pro zgjerimit të shumicës parlamentare është edhe BDI, ndërsa Alternativa ka thënë se do të pajtohej me përfshirjen e ASH-së në qeveri, nëse nuk preken postet që drejtojnë fuksionarët e sajë. Por jo zyrtarisht nga tre minsitritë që kërkon ASH, është edhe minsitria e shëndetësisë, që aktualisht drejtohet nga kuadër i Alternativës. 
 
VLORA LATIFI TOPOJANI