Maqedoni
Osmani: Rusia e interesuar për konflikte në rajon
29.01.2023 16:06
Ministri i Jashtëm Bujar Osmani thot se nevojitet ulje e tensioneve dhe rikthimi i komunikimit të mirë midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut....

Ministri i Jashtëm Bujar Osmani thot se nevojitet ulje e tensioneve dhe rikthimi i komunikimit të mirë midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Në një intervistë për “Evropën e Lirë”, ai tha se të gjitha mosmarrëveshjet mes dy vendeve duhet zgjidhur përmes dialogut për të mos i’u lënë hapësirë përfituesve politik dhe provaktorëve të arrijnë qëllimin. Osmani nuk e përjashton mundësinë që një nga një nga faktorët i cili është e interesuar të mbajë gjallë konfliktet në rajonin e Ballkanit të jetë federat ruse.
“Ne e kemi parë atë ndikim në intensitet dhe periudha të ndryshme gjatë marrëdhënieve jo vetëm midis Bugllarisë dhe Maqedonisë së Veriut por edhe në përgjethësi në Ballkanin Perendimor, kështu që me siguri se eskalimi i fundit do të jetë e mirëseardhur për shumë faktorë të ndryshëm të cilat do të shikojnë shans këtu të mbahen një konflikt permanent. Andaj unë bëj thirrje për gjakftohësi. Tani duhet një ulje e tensioneve dhe rikthim i komunikimit normal mes dy shteteve që mos t’u lëmë hapësirë përfituesve politikë dhe provokatorëve që nga kjo të ushqehen dhe të ndërtojnë karrierat e tyre politik.”, - tha ministri i Jashtëm, Bujar Osmani.
Zënkat RMV-Bullgari, Kyçyk: I përfshirë faktor i jashtëm
Edhe deputetit bullgar dhe raportuesi i RMV-së në Parlamentin Evropian Ilhan Kyçyk thot se faktor i jashtëm është përfshirë në zënkat e fundit mes RMV-së dhe Bullgarisë, persona të cilët nuk duan që këto dy vende të kanë marrëdhnie të mira. Kyçyk inkurajon të dy vendet të punojnë në përforcimin e fqinjësisë së mirë e dhe jo në përcarjen ose ftohjen e marrëdhënieve midis Bullgarisë dhe RMV-së.
“Janë të gjitha ata njerër të cilët që nuk duan që vend ynë të ketë ndikim, sepse vendosja e vetos do të thotë se Bullgaria nuk ka miq në Ballkan dhe BE. Atëherë ku është pozicioni ynë në BE kjo është pyetja të cilët shpesh po e parashtrojmë. Të gjitha përpjekjet për uljen e tensioneve duhet të inkurajohen dhe kjo nuk vlen vetëm për shtetin bullgar, por vlen edhe për Shkupin.”, - tha raportuesi i RMV-së në Parlamentin Evropian Ilhan Kyçyk.
Ditëve të fundit janë rritur tensionet mes Bullgarisë dhe Maqesonisë së Veriut për shkak të sulmit të sekretarit të klubit bullgar “Car Boris Treti” në Ohër, i cili ka shtetësi të RMV-së i deklaruar si bullgar. Autoritetet bulgare kanë theksuar se gjatë shënimit të lindjes së Goce Dellçevit më 4 shkurt, të dyja vendet dhe kryesisht institucionet në RMV duhet të qëndrojnë të qetë dhe të përmbahen nga çdo provokim për të siguruar rendin dhe qetësin e nevojshme.
REXHEP QAMILI
