Maqedoni

Nismë në MShI, ndryshime ligjore për pagat në ministri, Aliti: Puntorët kreativ duhet shpërblyer

29.01.2023 17:00

Ligji për nëpunës administrativ dhe ligji për të punësuarit nësektorin publik javën që vjen do të jenë në procedurë qeveritare....

Ligji për nëpunës administrativ dhe ligji për të punësuarit nësektorin publik javën që vjen do të jenë në procedurë qeveritare. Nisma ligjore për ndyshime parashikon risi në pjesën e pagave potencon për TVM2 ministri i Shoqërisë Informatike Admirim Aliti. 
 
Ministria që ai drejton ka planifikuar që pagat në 15 ministri të jenë më të larta për 30% në krahasim me pagat në institucionet tjera të nivelit qendror. Sipas tij ekspertët që janë konsultuar kanë potencuar se për momentin punëtorët që krijojnë politika në Ministri kanë paga më të ulta se puntorët që i zbatojnë ato. Këtë çështje e ka zgjidhur vetëm Ministria e Finacave, por propozim i MShI-së është që të gjitha Ministritë të kenë paga më të larta në mënyrë që të parandalohet edhe ikja e kuadrit nga Ministritë. 
 
“Propozimi ynë është që në të gjitha Ministritë që janë 15 rrogat të jenë 30 përqind më të mëdha se në organet  e tjera qendrore që diku janë në pyetje katër mij puntorë sepse  administrata i ka diku 15 mij të punësuar, por këto janë punëtorët të cilët i krijojnë politikat për shtetin dhe mendojmë se ësht shum me rëndësi që ata të shpërblehen në mënyrë të drejtë.”, tha Admirim Aliti, ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës.
 
Rritja e pagave është një ndër segmentet e reformës së administratës publike shton Aliti i cili është optimist se këto ligje do të miratohen nga Kuvendi. 
 
“Afatet që i kemi dhënë ne në skriningun bilatreal në Bruksel janë që deri në fund të prillit këtë ligje të kalojnë në Parlament. Megjithatë nuk është diçka që mundet ne ta paragjykojmë se edhe pse joformalisht kemi përkrahje për këtë ligje nga të gjitha partitë politike duke përfshirë edhe partitë opozitare, por afati është fundi i prillit këto ligje duhet të jenë në fuqi.”, tha Aliti.
 
Sipas Alitit, deri në fund të muajit korrik pritet të realizohet edhe pilot projekti për riorganizim të administratës nga tre ministri dhe kjo praktikë të vijojë më pas edhe me ministritë tjera. 
 
FLUTURA LATIFI