Maqedoni
EVN ndihmon zonat e permbytura
04.02.2015 14:20
EVN Maqedoni i bashkohet aksionit të Kryqit të Kuq për ndihmë në vendbanimet e përmbytura nga vërshimet që e kapluan Maqedoninë...

Është donuar ujë për pije i ambalazhuar si dhe mjete për pastrim/dizenfektim, si më të nevojshme për momentin për vendbanimet në Strumicë, Shtip, Çeshniovë-Oblleshevë, Prilep dhe në zonat tjera ku për shkak të lumenjve që kanë dalur nga shtrati, uji nuk është për pije ose fare nuk e kanë në disponim.
“Bashkëpunimi me Kryqin e Kuq për ndihmë në vendbanimet e përmbytura nga vërshimet do të vazhdojë edhe më tutje, në përputhshmëri me nevojat e zonave në krizë”, thuhet në njoftimin e EVN Maqedoni.
