Botë
Iran, tërmet me magniudë 5.9 ballë, tre të vdekur
29.01.2023 18:22
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.9 ballësh, ka goditur Iranin, duke shkaktuar tre të vdekur dhe më shumë se 800 të tjerë të lënduar...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.9 ballësh, ka goditur Iranin, duke shkaktuar tre të vdekur dhe më shumë se 800 të tjerë të lënduar.
Lëkundja, e cila zgjati për disa sekonda, u regjistrua në pjesën veriperëndimore të vendit pranë kufirit me Turqinë dhe u ndje në shumë qytete. Autoritet atje bëjnë me dije se në zonat e prekura ka patur edhe ndërprerje të energjisë elektrike.
Nga tërmeti raportohen dëme të konsiderueshme në 70 fshatra ndërsa në qytetin Khoy e Salmas, shkalla e dëmeve është më e lartë ku shtëpi dhe ndërtesa të tëra janë shkatërruar. Ekipet e kërkim-shpëtimit ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për gjetjen e të mbijetuarve, teksa bilanci i viktimave mund të rritet në orët në vijim. Ky është tërmeti i radhës në këto vitet e fundit për Iranin që është goditur nga tërmete shkatërruese.
