Maqedoni
Shkup, transportuesit privat nesër në protesta
29.01.2023 18:30
Transportuesit privat nesër do të protestojnë para Ndërmarrjes Publike transportuese të Qytetit në Avtokomandë...

Transportuesit privat nesër do të protestojnë para Ndërmarrjes Publike transportuese të Qytetit në Avtokomandë.
Protesta është thirrur pasi kompanive private transportuese u është lëshuar vetëm 5 mijë denarë nga borxhi prej 2 milion eurove që ka Ndërrmarja ndaj transportuesve privat. Transportuesit privat tashmë tre muaj kanë parkuar autobusat e tyre në garazha, ndërsa janë lënë edhe pa asnjë të ardhur për familjet e tyre.
Reduktimi i autobusave privat ka shkaktuar nervozizëm dhe pritje të gjata qytetarëve të cilët përdorin transportin privat. Kryetarja e qytetit Danella Arsovska disa herë me radhë ka deklaruar se qyteti nuk ka nevojë për transportuesit privatm edhe pse situate në terren është më ndryshe, qytetarët presin me orë nëpër stacionet e autobusave, madje edhe vonohen në punë.
Kjo situate erdhi pasi transportuesit kërkonin borxhin e me këtë qyteti ndërpreu kontratat me “Slloboda prevoz” dhe “Makespres”, pas së cilës ata protestuan dhe bllokuan qytetin disa ditë me radhë. Kryeministri Kovaçevski u premtoi se do të kërkojë zgjidhje institucionale por deri më tani nuk është ofruar zgjidhje.
