Shkup, transportuesit privat në protesta
Një pjesë e transportuesve privatë...

Transportuesit privat sot kanë rifilluar protestën para Ndërmarrjes Publike transportuese të Qytetit në lagjen Autokomandë.
Protesta është thirrur pasi kompanive private transportuese u është lëshuar vetëm 5 mijë denarë nga borxhi prej 2 milion eurove që ndërmarrja ka ndaj transportuesve privat. Transportuesit privat tashmë tre muaj kanë parkuar autobusat e tyre në garazhe, ndërsa janë lënë edhe pa asnjë të ardhur për familjet e tyre. Reduktimi i autobusave privat ka shkaktuar nervozizëm dhe pritje të gjata qytetarëve të cilët përdorin transportin privat.
Kryetarja e qytetit Danella Arsovska disa herë me radhë ka deklaruar se qyteti nuk ka nevojë për transportuesit privat edhe pse situata në terren është më ndryshe, qytetarët presin me orë nëpër stacionet e autobusave, madje edhe vonohen në punë. Kjo situatë erdhi pasi transportuesit kërkonin borxhin e me këtë qyteti ndërpreu kontratat me “Slloboda prevoz” dhe “Makespres”, pas së cilës ata protestuan dhe bllokuan qytetin disa ditë me radhë. Kryeministri Kovaçevski u premtoi se do të kërkojë zgjidhje institucionale, por deri më tani nuk është ofruar zgjidhje.
