Kharkiv: Një i vdekur nga sulmet me raketa, ushtria ruse sulmon ndërtesat kolektive

30.01.2023 11:56

Ushtria ruse ka kryer një sulm....

Ushtria ruse ka kryer një sulm mbi ndërtesat kolektive në qytetin Kharkiv, që është i dyti për nga madhësia në Ukrainë.

Si pasojë, një person ka humbur jetën, kur raketat ruse goditën bllokun e ndërtesave kolektive. Këtë e ka konfirmuar edhe guvernatori rajonal, i cili tha se akoma nuk dihet numri i personave të lënduar dhe atyre që mund të kenë ngecur nën rrënoja.

Deri më tani janë konfirmuar tre të lënduar, po dyshohet se ka shumë të tjerë që kanë ngecur nën rrënoja.