Pakistan, shpërthime në një xhami, vdesin 19 njerëz
30.01.2023 12:25
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur...

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një xhami të Pakistanit në qytetin Peshevar, me ç’rast mbetën të vrarë 19 besimtarë dhe dhjetëra të tjerë të plagosur raportojnë mediat e huaja.
Zyrtari i policisë, tha se “shpërthimi ka ndodhur në xhaminë ku një numër i madh njerëzish ishin mbledhur për falje. Një pjesë e ndërtesës është shembur dhe disa njerëz besohet të jenë nën të”.
Informacionet spitalore njoftojnë se gjatë shpërthimit janë plagosur rreth 90 besimtarë të cilët kanë kërkuar edhe ndihmën mjekësore.
Raportohet gjithashtu, se sulmuesi aktivizoi jelekun e tij vetëvrasës, ndërsa rreth 150 besimtarë, duke përfshirë shumë oficerë policie nga stacionet e policisë aty pranë, po luteshin brenda.
