Ukrainë, Scholz refuzon të dërgojë avionët luftarakë
30.01.2023 12:52
Kancelari gjerman Scholz...
Kancelari gjerman Scholz ka thënë se duhet të bëhet gjithçka që të pengohet një luftë mes Rusisë dhe NATO-s, ndonëse Gjermania e furnizon gjerësisht me armë Ukrainën nuk merr pjesë në luftën e Ukrainës.
Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock me një deklaratë në Këshillin e Evropës në Strasburg kishte shkaktuar reagime.
“Ne luftojmë një luftë kundër Rusisë dhe jo kundër njëri-tjetrit”, kishte thënë Baerbock para deputetëve.
Ministria e Jashtme sqaroi më vonë, se Baerbock nuk ka pasur parasysh me këtë pjesëmarrje në luftë të Gjermanisë apo aleatëve të saj.
