Maqedoni
LSDM: VMRO-DPMNE u shërben interesave të huaja
30.01.2023 16:40
VMRO-DPMNE është parti politike që punon kundër anëtarësimit të shtetit...

VMRO-DPMNE është parti politike që punon kundër anëtarësimit të shtetit, u shërben interesave të huaja dhe vepron sipas agjendës së huaj, akuzuan nga LSDM. Të gjithë pjesëmarrësit në incidentin në Ohër janë anëtarë ose simpatizues të VMRO-DPMNE –së. Për këtë incident po vepron prokuroria pasi që MPB i gjeti sulmuesit, thuhet në komunikatën e LSDM –së.
“Dhuna, çfarëdo lloji të jetë është e papranueshme, ashtu siç nuk pranohen tentimet për pengimin e rrugëtimit europian. Përderisa LSDM i realizon qëllimet strategjike, hapi bisedimet me BE-në, Mickovski garon me Levicën se kush është kundërshtar më i madh i BE-së. Vendit nuk i nevojitet ndezja e atmosferës, por vazhdimi i rrugëtimit europian dhe sigurimi i ndryshimeve kushtetuese për integrim në BE.”.
VMRO-DPMNE për qeverinë: Të mos fshihet financimi i shoqatave bullgare
Nëse qeveria pretendon se rrjetet e agjentëve dhe paratë e huaja janë të përfshira në krijimin e tensioneve me Bullgarinë, kërkojmë që të mos i fshehin dhe të tregojnë me emër se cilët janë ato rrjete agjentësh dhe çfarë ndikimi kanë. Kërkojmë që të njihen dhe të identifikohen publikisht që qytetarët të mos bien nën ndikimin e tyre, theksoi Naum Stoilkovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së. Më tej kërkohet që institucionet financiare të ndjekin se ku përfundojnë paratë dhe të shpallin se si financohen shoqatat bullgare në vend.
“Me rëndësi për qeverinë e Maqedonisë është të kërkojë nga Bullgaria respektimin e vendimeve të gjykatës për të drejtat e njeriut në Strasburg. Qeveria të reagojë ndaj deklaratave nënçmuese dhe politikat mohuese nga pala bullgare.”, - theksoi zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoillkovski.
Në vend të shërbëtorit, qeveria duhet të ketë pozitë dhe sjellje të dinjitetshme, potencoi Stoillokovski.
FLUTURA LATIFI
