Botë

Dialogu Kosovë-Serbi, Asociacioni: Prezantohet draft-statuti

30.01.2023 17:50

Çështja e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, në Kosovë...

Çështja e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, në Kosovë, ditëve të fundit është bërë temë kryesore. Ambasadori amerikan në Kosovë, të martën do të takohet me përfaqësues politik dhe të shoqërisë civile. Si rrjedhojë e kësaj, Fondacioni FES ka prezantuar  një draft-statut i hartuar nga kjo organizatë në partneritet me Institutin Europian për Paqe. Draft-statuti përmban shtatë kapituj me gjithsej 18 nene, ku shpjegohet se Asociacioni do të ketë simbolet e veta zyrtare që përfshin stemën dhe flamurin. Ambasada e Amerikës përmes rrjeteve sociale ka shkruar se kjo do të ndikojë që Kosova ta ndërtojë të ardhmen e saj të drejt si një vend sovran, multietnik dhe i pavarur, derisa ka shtuar se ShBA është e gatshme ta mbështes Kosovën në përmbushjen e këtij zotimi.
 
“Si miku dhe aleati më i ngushtë i Kosovës, ne besojmë se duke punuar për themelimin e ASM-së, Kosova do të realizojë një element kritik të nevojshëm për të ndërtuar të ardhmen e saj të drejtë si një vend sovran, multietnik dhe i pavarur, i integruar në strukturat euroatlantike. Ne jemi të gatshëm të mbështesim Kosovën në përmbushjen e këtij zotimi dhe do të qëndrojmë në krah të vendit në çdo hap. E ardhmja si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë dhe për të rinjtë e saj që tani kërkojnë mundësi jashtë vendit mund të jetë e ndritshme, në një Europë me të vërtetë “të plotë, të lirë dhe në paqe”. Na mbetet vetëm ta shfrytëzojmë këtë moment së bashku. Koha për themelimin e ASM është tani  nga: Derek Chollet, Këshilltar i Departamentit të Shtetit të ShBA-së dhe Gabriel Escobar, i dërguari special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor.”, thuhet në njoftimin e ambasadës e ShBA-ve, Prishtinë.
 
Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për Asociacionin më 2013 dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij. Po më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur se marrëveshja nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën. Serbia kërkon që Kosova të zbatojë marrëveshjet e arritura, por qeveria e Kosovës është deklaruar kundër një asociacioni një etnik. Theksohet se Asociacioni do të formohet në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
 
SAFET ADEMI