Botë

Pakistan, 37 të vdekur nga një shpërthim në një xhami

30.01.2023 18:30

Të paktën 37 persona kanë humbur jetën në një shpërthim në një xhami në qytetin pakistanez Peshawar...

Të paktën 37 persona kanë humbur jetën në një shpërthim në një xhami në qytetin pakistanez Peshawar. Shpërthimi ndodhi kur xhamia ishte e mbushur me besimtarë dhe më shumë se 150 njerëz u plagosën. Një pjesë e ndërtesës u shkatërrua dhe zyrtarët thonë se njerëzit kanë mbetur nën rrënoja. Disa të tjerë po dërgohen në spitalet lokale. 
 
Shkaku i shpërthimit është i paqartë. Kryeministri Shebaz Sharif e ka dënuar ashpër sulmin. Në një deklaratë, Sharif tha se ata që qëndrojnë pas incidentit “nuk kanë asnjë lidhje me Islamin.”. Ai shtoi: “I gjithë kombi po qëndron i bashkuar kundër kërcënimit të terrorizmit.”.
 
Shpërthimi ndodhi gjatë lutjeve të pasdites në qytetin veriperëndimor, pranë kufirit të vendit me Afganistanin. Mohammad Asim, një zëdhënës i spitalit Lady Reading, tha se disa nga të plagosurit ishin në gjendje kritike. “Është një situatë emergjente.”, shtoi Asim.
 
Mediat lokale raportojnë se policia, ushtria dhe skuadrat e asgjësimit të bombave ndodhen në vendngjarje.