KSS, e pakënaqur me projektligjet për pagat në sektorin publik, kërkon tërheqjen
Konfederata e Sindikatave të Lira kërkon tërheqjen e ligjeve të propozuara për pagat në sektorin publik dhe për marrëdhëniet e punës...

Konfederata e Sindikatave të Lira kërkon tërheqjen e ligjeve të propozuara për pagat në sektorin publik dhe për marrëdhëniet e punës, pasi sipas kësaj sindikate gjithçka do të kufizohet dhe ekzistenca e sindikatave nuk do të kenë asnjë kuptim. Në vend të harmonizimit të pagave me ligjet e propozuara po bëhet degradim i skajshëm. Ligji për pagat në sektorin publik është jashtëzakonisht diskriminues, antikushtetues dhe në kundërshtim me konventat e Organizatës Ndërkombëtare të Punës për shoqatat e lira dhe marrëveshjet kolektive dhe për marrëveshjet kolektive në sektorin publik, të cilat janë ratifikuar nga Kuvendi ynë.
