Botë
Bruksel, sulm me thikë në metronë pranë institucioneve të BE-së
30.01.2023 19:23
Të paktën një person u plagos pas një sulmi me thikë në metronë e Brukselit....

Të paktën një person u plagos pas një sulmi me thikë në metronë e Brukselit.
Sulmi ndodhi pranë stacionit Schumann, ku janë vendosur institucionet e BE-së.
Në vendngjarje kanë mbërritur tre makina të ndihmës së shpejtë së bashku me disa policë të cilët kanë rrethuar menjëherë zonën.
Sulmuesi u arrestua.
Policia federale ka konfirmuar se “një person është plagosur dhe një i dyshuar është arrestuar”.
Një dëshmitar i cituar nga La Libre Belgique tregoi: "Gruaja ime pa një burrë të armatosur me thikë në trenin e metrosë që po shkonte drejt qendrës së qytetit."
Për më tepër, sipas një dëshmitari tjetër, i dyshuari më pas ka tentuar të vazhdojë sulmin duke vrapuar brenda stacionit dhe duke tentuar të sulmojë një grua me karrocë.
