Botë

Avioni bën 13 orë fluturim dhe kthehet në pikën e nisjes

30.01.2023 21:22

Pasagjerët e një avioni të linjave Emirates që flulturonte drejt Auckland në Zelandën e Re, mbeten te shpangur pasi ishin ngritur të premten nga Dubai por pas rreth 13 orë fluturimi u ulën përsëri në të njëjtin aeroport...

Një avion pasagjerësh i nisur nga Dubai udhëtoi për 13 orë dhe u kthye në pikënisjen e tij pas urdhrit që mori nga autoritetet duke shkaktuar pakënaqësi te udhëtarët.
 
Fluturimi EK448 u ngrit në orën 10:30 të mëngjesit me orën lokale të së premtes në Dubai dhe do të duhej të ulej në Auckland të Zelandës së Re 16 orë më vonë, por përmbytjet e mëdha që kanë përfshirë zonën e detyruan atë të kthehej pas.
 
Avioni kishte bërë më shumë se gjysmën e udhëtimit prej 9000 miljesh përpara se të detyrohej të kthehej drejt aeroportit të nisjes.
 
Aeroporti kishte njoftuar më herët në rrjetet sociale se në vlerësim të dëmeve në terminale vendosi që asnjë fluturim ndërkombëtar të mos funksiononte.