Botë
Tajvan, avioni rrëzohet në lum, 16 viktima
04.02.2015 15:05
Një aksident ajror u ka kushtuar jetën 19 personave në Tajpei të Tajvanit...

Avioni i “TransAsia”, me të cilin udhëtonin, preku një urë e u rrëzua në lumin Kelung, pranë kryeqyteti tajvanez. 28 pasagjerë arritën t’i mbijetojnë përplasjes.
Mes 58 personave në bordin e avionit “ATR-72”, 31 ishin turistë. Një pjesë e mirë e tyre ishin turistë nga Kina. Ekipet e shpëtimit kanë sharruar trupin e avionit në përpjekje për të shpëtuar njerëzit e bllokuar brenda tij.
Filmime amatore të ngjarjes, të realizuar prej personave në automjetet që kalonin aty pranë, tregojnë se si avioni anohet fort, godet një taksi e pastaj urën përpara se të rrëzohej në lum.
E themeluar në 1951-shin si kompania e parë private e Tajvanit, që kryen fluturime të brendshme, “TransAsia” më vonë e zgjeroi veprimtarinë e saj edhe jashtë kufijve.
Korrikun e vitit të kaluar, një avion i kësaj linje ajrore u rrëzua në kushtet e një moti të stuhishëm në arkipelagun Penghu. Autoritetet tajvaneze pohuan më vonë se aksidenti kishte qenë pasojë e gabimeve të pilotit.
ADNAN HAJDARI
