Botë
Franca në grevë kundër rritjes së moshës së pensionit, mbyllen shkollat dhe transporti
31.01.2023 13:54
Franca është përfshirë nga një grevë mbarëkombëtare....

Franca është përfshirë nga një grevë mbarëkombëtare. Kjo është vala e dytë e protestave kundër planeve të presidentit Emanuel Macron për të rritur moshën e daljes në pension nga 62 në 64 vjeç.
Aktiviteti është paralizuar në shkolla, në transportin publik dhe në rafineritë e naftës, pasi tetë sindikatat me të medha në vend pezulluan punën dhe dolën në rrugë kundër reforamve të Macron. Organizatorët bënë me dije se thirrjes për protesta ju përgjigjën gjysma e mësuesve në të gjithë vendin.
Gjithashtu u bllokua qarkullimi në linjat hekurudhore në Paris. Ndërsa termocentralet raportuan ulje të prodhimit pasi punëtorët braktisën kompaninë kryesore të energjisë elektrike. Qeveria e Macron nuk e ndali reformen në skemën e pensionit dhe do ta kalojë atë javën e ardhshme në Asamblenë Kombëtare, pavarësisht se sondazhet treguan se dy të tretat e votuesve janë kundër ndryshimeve.
Pa një shumicë në parlament, qeveria do të duhet të mbështetet tek republikanët e krahut të djathtë për të marrë votat e nevojshme.
Lideri i ekstremit të majtë, tha se Franca ishte në një pikë vendimtare dhe parashikoi një numër edhe më të madh protestuesish sesa në ditën e parë të aksionit që nisi më 19 janar.
Protestat janë organizuar në 200 qytete dhe rreth 11,000 policë raportohet të monitorojnë tubimet. Perveç manifestimit kryesor në Paris, pjesëmarrje të mëdha u raportuan në Toulouse, Marseille dhe Nice në jug, dhe në Nante në perëndim.
Aktualisht mosha 62 vjeç e daljes në pension në Francë është më e ulët se shumica e vendeve të tjera në Evropën Perëndimore. Italia dhe Gjermania e çuan moshën e penisonit në 67 vjeç, Spanja në 65 vjeç dhe Mbretëria e Bashkuar në 66 vjeç.
Në Francë, shumë pak punëtorë kanë pensione personale të lidhura me investimet kapitale. Vetëm 1.7 punëtorë paguajnë në fondin e përbashkët të pensioneve për person.
