Politika e jashtme dhe e sigurisë, Petrovska: Nuk kërcënohemi, jemi të sigurt
Në kohën e krizave të ndryshme të sigurisë....

Në kohën e krizave të ndryshme të sigurisë, Maqedonia e Veriut nuk është e kërcënuar, është stabile dhe e sigurt, për shkak se jemi pjesë e sistemit kolektiv të paktit veri-atlantik dhe shteti punon në ruajtjen e mbrojtjes së vendit, tha ministrja, Sllavajnka Petrovska.
Potencon nevojën për të qenë rezistent dhe të qëndrueshëm ndaj kërcënimeve hibride, që për qëllim, sipas saj kanë destabilitetin e institucioneve.
“A gjendet Maqedonia e Veriut nën ndonjë kërcënim? Kjo është një pyetje legjitime, do ta jap këtë përgjigje. Nga kërcënimet konvencionale, JO, por edhe RMV, edhe rajoni, bota po ballafaqohet me kërcënime të shumëllojshme hibride, kibernetike që kanë një qëllim: kjo bëhet nga pamundësia e përdorimit të fuqisë fizike për të ndikuar mbi stabilitetin e institucioneve.”, - deklaroi ministrja e mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska.
Spasovski: Punojmë në luftën e krimit të organizuar
Ministri i brendshëm, Oliver Spasovski, duke u mbështetur në vlerësimet e institucioneve ndërkombëtare, thotë se vitin e kaluar dikasteri që drejton, ai ka shënuar efikasitet në luftën kundër krimit, korrupsionit dhe trafikimit me lëndë narkotike. Po ashtu sipas tij, është rritur edhe besimi i qytetarëve ndaj policisë.
“Në vitin 2022 u vërejt ulje e përgjithshme e veprave penale, pra të kriminalitetit dhe regjistruam rritje të efikasitetit në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Sa i përket luftës kundër trafikimit me drogë, kemi me të vërtetë një efikasitet të ngritur. Vendosmëria e ministrisë dhe aktivitetet, japin rezultate dhe ky trend do të vazhdojë edhe më tutje.”, - theksoi ministri i brendshëm, Oliver Spasovski.
Osmani: Integrime në BE, ndikon edhe në sigurinë e vendit
Siguria e vendit u përforcua si rezultati i integrimit në NATO, por që të bëhet vendi edhe më i fuqishëm, ministri i jashtëm Osmani, bën thirrje për përshpejtimin e procesit në Bashkimin Europian.
“Presim të përfundojmë skriningut deri në nëntor të këtij viti, ndërsa pavarësisht nga procesi i përmendur, synojmë të hapim edhe klasterin e parë të negociatave të anëtarësimit. Kuvendi ynë do të ketë një rol kyç në proces, prandaj është e rëndësishme që të gjitha forcat politike të bëhen bashkë rreth këtij qëllimi.”, - u shpreh ministri i jashtëm, Bujar Osmani.
Këto komente u thanë në panel diskutimin mbi politikën e jashtme të sigurisë - sfidat dhe mbrojtja e vendit. (Nermin Mulaki Fejzullahi, TVM2)
