Maqedoni

Raporti i Transparency International, RMV në vendin e 85-të sa i përket korrupsionit

31.01.2023 15:38

Republika e Maqedonisë së Veriut shënon rezultat e shqetësuese sa i përket luftës kundër korrupsionit....

Republika e Maqedonisë së Veriut shënon rezultat e shqetësuese sa i përket luftës kundër korrupsionit, tregon raporti nga Indeksi për perceptimin e korrupsionit të publikuar nga Transparency International. Nga gjithsej 180 shtete të ranguara, RMV zë vendin e 85-të, gjegjësisht për dy vende më lartë në krahasim me vitin e kaluar, si dhe 40 pikë nga 100 maksimalet, gjegjësisht një më shumë nga viti i kaluar. Kryetarja e Transparency International-Maqedoni, Sllagjana Taseva, thotë se bëhet fjalë për një përmirësim minimal të parëndësishëm. 
 
“Në RMV organet kompetente hapin raste të reja të korrupsionit, por këto hapa janë të rrezikuar nga ndjekja jo efikase dhe mungesa e integritetit gjatë zgjedhjes së figurave kyçe në gjyqësor. Që të sigurojë përgjegjësi dhe të tregojë vullnet real për të luftuar korrupsionin, Qeveria duhet të sigurojë resurse dhe t'i lejojë pavarësi Komisionit për parandalimin e Korrupsionit dhe institucioneve kompetente për hetime të krimit të organizuar dhe korrupsionit.”, - deklaroi Kryetarja e Transparency International – Maqedoni, Slagjana Taseva.
 
Taseva vlerëson se rezultati i ulët, është si pasojë e përpjekjeve të pamjaftueshme të vendit në luftën kundër korrupsionit. Thekson mungesën e  vullnetit  për të pastruar rastet që tregojnë në ekzistimin e korrupsionit në institucione. Për këtë situatë të krijuar nuk mund të përjashtojmë askënd nga përgjegjësia dhe i gjithë sistemi duhet korigjuar, potencon Taseva.   
 
“Kishim shumë shembuj për atë se nuk funksionojnë aspak mekanizmat që duhet të sigurojnë sundimin e së drejtës dhe të luftojnë korrupsionin. Drejtësia zbatohet ashtu siç dikujt i përshtatet. Edhe më tej kemi mosrespektim apo punë të pamjaftueshme të gjykatave, zbatim të pamjaftueshëm të procedurave të cilat përfshijnë raste të korrupsionit si nga ana e Prokurorisë publike, ashtu edhe nga ana e Gjykatave. Vazhdojnë të mos respektohen vendimet e Komisionit për parandalimin e korrupsionit.”, - theksoi Kryetarja e Transparency International - Maqedoni, Slagjana Taseva.
 
Shtetet që kanë demokraci dhe ekonomi më të zhvilluar që kanë të vendosur sistem për sundimin e së drejtës kanë rezultate më të mira të indeksit. Vendin e parë me pikët më të mëdha është Danimarka me 90 pikë, pason Zelanda e re, Finlanda, Norvegjia etj. Si vende që vështirë ballafaqohen me korrupsionin dhe me nivelin më të ulët të indeksit janë tradicionalisht janë Somalia me 12 pikë, Siria dhe Sudani i jugut me 13 pikë, Venezuela, Jemani etj. Shqipëria dhe Serbia janë në vendin e 101, ndërsa Kosova në vendin e 84. Rezultati mesatar i indeksit për të gjitha shtetet shënon 43 pikë. 
 
FLORIJE BELULI KAMBERI