Maqedoni
“Megjashi”, përpilon plan për fëmijët e lënë rrugëve
31.01.2023 17:27
Fëmijët e lënë në rrugë të cilët shtrijnë duart dhe kërkojnë ndihmë, duhet të ndihmohen nga shteti...

Fëmijët e lënë në rrugë të cilët shtrijnë duart dhe kërkojnë ndihmë, duhet të ndihmohen nga shteti, të tërhiqen nga rruga dhe të inkuadrohen në sistemin edukativo-arsimor, thonë nga Ambasada e parë e fëmijëve në botë ‘Megjashi’. Ata kanë hartuar një plan për zgjidhjen e këtij problemi. Drejtori i Dragi Zmijanac, i bën thirrje Qytetit të Shkupit dhe këshilltarëve që ky dokument t’u shërbejë si detyrë pune, ta marrin këtë plan aksionar dhe ta zbatojnë.
“Ka aktivitete të përcaktuara në mënyrë të shkëlqyer në këtë strategji dhe nuk duhet t’i shikojmë fëmijët se si i shtrijnë duart dhe kërkojnë lëmosh, nuk duhet të lejojmë që të keqpërdoren në format më të këqija, të lihen pas dore dhe mos të flasim për fëmijë fantom. Përderisa fëmijët e moshave të vogla të cilët largohen nga çerdhet, shkolla dhe nuk e kanë të punësuar së paku njërin prindër ose ndonjë anëtar tjetër të familjes dhe nuk kanë mbikëqyrje të rreptë nga ana e prindërve dhe institucioneve, ky fenomen do të vazhdojë edhe në të ardhmen.”, - u shpreh drejtori i “Megjashit”, Dragi Zmijanac.
Mbi 91 për qind e fëmijëve ndjehen më të sigurt në shtëpi, ndërsa më pak të sigurt në internet. Në një anketë të realizuar nga “Megjashi” në Shkup, mbi 42 për qind e fëmijëve vlerësojnë se në shkollën ku mësojnë ka dhunë, por vetëm një e katërta kanë deklaruar se kanë paraqitur dhunë.
“Aty ku ka diskriminim, më së shpeshti paraqitet dhuna si armë kundër diskriminimit dhe rezultat i revoltit tek të rinjtë.”, - tha nxënësja, Leona Zmajsek.
Mbi 30 për qind e fëmijëve të anketuar janë ndjerë të paktën 1 apo dy herë të poshtëruar, ndërsa mbi 22 për qind kanë theksuar se kjo gjë u ka ndodhur më shumë herë.
“Edhe pse një kohë të gjatë jetojmë në një shoqëri multikulturore. Akoma ekzistojnë shumë paragjykime dhe stereotipe nga ana e të rinjve për shkak të karakteristikave të ndryshme, pa dallim gjinisë, suksesit në shkollë, përkatësia etnike, madje edhe mënyra e veshjes, gjendja sociale dhe të ngjashme.”, - u shpreh nxënësja, Jana Nikolovska.
Këto janë të dhënat e analizës për zbatimin e të drejtave të fëmijëve në Qytetin e Shkupit, të realizuar nga ambasada e parë e fëmijëve në botë “Megjashi”, që përfshinë 113 fëmijë të moshës 10 deri në 17 vjet. Projekti u zbatua në periudhën maj - nëntor 2022.
FARIJE DAUTI BAKIJU
